LAJMI I FUNDIT:

GDP-ja e Britanisë së Madhe bie me 0.5 %

GDP-ja e Britanisë së Madhe bie me 0.5 %

Ekonomia e Britanisë së Madhe u kontraktua në mënyrë të papritur në tremujorin e fundit duke regjistruar rënie me 0.5 për qind. Të dhënat zyrtare konfirmuan se moti i vështirë në dy muajt e fundit dha efekte negative, por analistët thonë se pavarësisht motit të keq dhe vështirësive ekonomike që krijoi.

Britania do ta kishte të vështirë të garantonte rritje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Lajmi goditi tregun e aksioneve duke dhënë kaluar në territor negativ treguesin britanik FTSE 100 me rënie 0.62 për qind.

Statistika zyrtare konfirmoi edhe opinionin e bankës së Anglisë se nuk është momenti për të realizuar rritje të normave të interesit, pavarësisht se inflacioni do të jetë dy herë më i lartë nga kufiri 2 për qind në vetëm pak javë.

Në muajin dhjetor borxhi neto i sektorit publik në Britani arriti në nivelin më të lartë në histori pavarësisht se një muaj më parë ju largua kësaj vlere. Sipas të dhënave zyrtare në tremujorin e fundit prodhimi i brendshëm bruto britanik ra me 0.5 për qind kundrejt rritjes me 0.7 për qind në tremujorin e tretë dhe parashikimit për rritje me 0.5 për qind të bërë nga analistët e tregjeve. Në normë vjetore për tremujorin e fundit ekonomia britanike u rrit me 1.7 për qind kundrejt rritjes vjetore 2.7 për qind të një tremujori më parë dhe parashikimit për rritje vjetore 2.6 për qind.


Statistika tregon se kjo është rënia më e madhe e prodhimit të brendshëm bruto që nga tremujori i dytë i vitit 2009, dhe rënia e para që nga tremujori i tretë i vitit 2009. /Telegrafi/