LAJMI I FUNDIT:

Gazsjellësi Joniano-Adriatik, projekti i Shqipërisë dhe tri vendeve të rajonit (Video)

Gazsjellësi Joniano-Adriatik, projekti i Shqipërisë dhe tri vendeve të rajonit (Video)

Gazsjellësi Joniano-Adriatik është një zgjatim i projektit Transadriatik drejt vendeve të rajonit. Ai nis në Fier dhe, duke përshkuar vijën bregdetare drejt veriut, arrin në Malin e Zi e më pas përfundon në Split të Kroacisë.

Sipas studimit të fizibilitetit, gazsjellësi do të jetë rreth 511 kilometër i gjatë dhe do të kushtojë 617.6 milionë euro. Në pjesën shqiptare, shuma e investimit është parashikuar të jetë rreth 170 milionë euro dhe do të realizohet përgjatë periudhës 2017-2020.

Një ditë më parë, ministrat e Energjisë së katër vendeve të rajonit – ai Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kroacisë – ranë dakord ta kualifikojnë projektin në listën e prioriteteve që do t’i propozohen Bashkimit Evropian për financim.


Arsyeja lidhet me përfitimet që projekti ka për ekonomitë respektive. Për Malin e Zi dhe Bosnjën, gazsjellësi krijon akses në rrjetet e gazit.

Për Shqipërinë, veç investimeve në masën 170 milionë euro dhe krijimit të 250 vendeve të reja të punës, ai mundëson shtrirjen e rrjetit të gazit në zonat më të populluara të vendit. Gazsjellësi Transadriatik ndalon në Fier, duke vazhduar drejt Italisë, ndërsa linja Joniano-Adriatike bën të mundur që tubacioni të shtrihet edhe në qytetin e Durrësit, atë të Tiranës dhe Shkodrës.

Paralelisht, ndërtimi i këtij gazsjellësi rrit edhe më shumë pozitat gjeostrategjike të Shqipërisë në rajon, duke e shndërruar atë në nyje të rrjetit rajonal të gazit. Sipas studimit, gazsjellësi do të transportojë pesë miliardë metër kub gaz në vit, prej të cilave bhl miliardë metër kub do të konsumohen në Shqipëri, 0.5 miliardë në Mal të Zi dhe pjesa tjetër në Bosnje e Kroaci.

Linja është projektuar të funksionojë në dy drejtime, që do të thotë se mund të transportojë gaz si nga Shqipëria drejt Kroacisë, ashtu dhe anasjelltas.

Së bashku me autostradën Durrës-Nish, gazsjellësi Joniano-Adriatik është projekti më i rëndësishëm që vendet e rajonit do i propozojnë Bashkimit Evropian. Të dy këto vepra vijnë pas nismës së Berlinit, e cila kanalizon fondet e BE-së për të mbështetur zhvillimin e ekonomive të Ballkanit. /Top Channel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori