LAJMI I FUNDIT:

Gazi, Bullgaria: Ok kalimit të South Stream

Gazi, Bullgaria: Ok kalimit të South Stream

Bullgaria i ka dhënë dritën jeshile kalimit në vend të South Stream, gazsjellësi që do të ndërtohet dhe që do të sjellë gaz nga Rusia për Evropën.

“Nuk ka me asnjë përplasje”, ka deklaruar kryeministri rus Vladimir Putin pas takimit me homologun bullgar Sergei Stanishev.

Brenda dy javësh do të firmoset marrëveshja mbi ndërtimin e pjesës bullgare të South Stream-it.

Pakti në fjale do të rregullojë marrëdhëniet e gjigandit rus të gazit, “Gazprom” dhe partnerëve energjetike bullgare. /Telegrafi/tch/