LAJMI I FUNDIT:

GAP: Po përkeqësohet ambienti i biznesit në Kosovë

GAP: Po përkeqësohet ambienti i biznesit në Kosovë

Raporti i fundit i Bankës Botërore, i publikuar një ditë më parë, nuk paraqet pasqyrë të mirë sa i përket ambientit për të bërë biznes në Kosovë. Sipas Institutit për Studime të Avancuara (GAP), “Të bësh biznes 2011” (Doing Business 2011) rangon Kosovën në vendin e 119 nga 183 shtete ku bëhen këto matje. Në krahasim me një vit më parë, Kosova ka shënuar më keq për gjashtë vende, nga vendi i 113 që ishte ranguar një vit më parë.

Zyrtarë të GAP-it kanë thënë nëpër mjet një komunikate për media se edhe pse akne kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marr masa në përmirësimin e indikatorëve të përmendur në raportin e Bankës Botërore, jo ska marr masa të tilla.

“Vendimi i vetëm dhe i vonuar i Qeverisë së Kosovës është ai i datës 29 shtator 2010, kur është formuar Grupi Ndërministror për Reformimin e Ambientit të Biznesit. Mirëpo, ky grup nuk ka arrit që të mblidhet asnjëherë për shkak të krizës qeveritare”.

Në publikimin e shoqërisë civile “Raporti i Progresit – Made in Kosova”, i publikuar më 25 tetor 2010, kemi konstatuar se Kosova ka shënuar regres sa i përket zhvillimit ekonomik dhe ambientit të biznesit. Në këtë publikim, kemi ngritur shqetësimin se arkat fiskale nuk janë shpërndarë konform rregullave të një ekonomie të tregut të lirë, çka ka dëmtuar bizneset në masë të madhe.


“E njëjta thuhet edhe në “Të Bërit Biznes 2011”, ku konstatohet se marrja e numrit fiskal ka ndikuar në ngadalësimin e rritjes së bizneseve dhe ka zgjatur kohën për marrjen e lejes për bizneset e reja, kjo për shkak të procedurave të komplikuara administrative”.

Sipas GAP-it, institucionet qeveritare duhet të marrin masa për reformimin e ambientit të biznesit në vend, me qëllim që raporti i ardhshëm i Bankës Botërore të mos gjej Kosovën në vendin e njëjtë apo të shënoj regres, siç ka ndodhur në tri vitet e fundit, prej kur kjo organizatë ka përfshirë edhe Kosovën në matjet e kësaj natyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori