LAJMI I FUNDIT:

Galliani nuk pendohet për shitjen e Gourcuff

Galliani nuk pendohet për shitjen e Gourcuff

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Milani ka përfituar me shitjen e Yoann Gourcuffit te Bordeaux, prandaj ai nuk ndjehet i penduar për shitjen e tij.

“Nuk pendohem që e kemi shitur. Duhet të fillojmë nga e para. Milani ka besuar në aftësitë e Gourcuffit, e blemë tre milionë euro dhe e shitëm 15 milionë euro…”.

“Kam folur me të para se të vendoste që të shkojë te Bordeaux. Ai më tha se frikësohej se mos mbetet rezervë te Milani. Kjo është arsyeja kryesore (e shitjes së tij)”, tha Galliani për SkySport24.