LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note Edge në Evropë, prej janarit 2015

Galaxy Note Edge në Evropë, prej janarit 2015

Duke qenë të pasigurtë nëse tregu gjerman do ta dëshironte modelin e ri të fabletit të Samsung, dega e kompanisë jukoreane në Gjermani i ka pyetur përdoruesit nëse ata do të donin ta kishin në dispozicion edhe Samsung Galaxy Note Edge.

Dhe në pyetjen e Samsung në Gjeramani, përdoruesit kanë folur, duke thënë se ata duan modelin e pajisjes inovative Galaxy Note Edge, dhe kështu e kanë detyruar kompaninë Samsung që ta paralajmërojë pajisjen e saj mobile, të cilën ka thënë se në Gjermani do ta ofroj që nga muaji janar 2015.

Më tej, Samsung ka thënë se përdoruesve gjerman do tu ofrohet edhe versioni Premium Edition i fabletit Galaxy Note Edge, i cili do të shitet online përmes dyqaneve të itaonline.

Samsung Galaxy Note Edge Premium Edition do të kushtojë 899 euro, edhe do të përfshijë edhe Flip Wallet, pastruesin e ekranit, broshurën me guidë të plotë, 64GB Samsung EVO microSD dhe tri vjet garancion. (Telegrafi)