LAJMI I FUNDIT:

G8, gati deklarata për ekonominë

G8, gati deklarata për ekonominë

Vendet e grupimit të 8 vendeve me të industrializuara të botës janë shumë pranë arritjes se një marrëveshjeje mbi deklaratën ekonomike.

Sipas mediave italiane, në vend të parë të projekt/deklaratës, që do të nënshkruhet në ditët e ardhshme, renditet angazhimi social.

“Rikonfirmojmë angazhimin tonë për të mbajtur të lire dhe të hapur tregjet dhe për të refuzuar çdo lloj proteksionizmi”, thuhet në hyrjen e deklaratës.