LAJMI I FUNDIT:

G8: Ekonomia po tregon shenja stabilizimi

G8: Ekonomia po tregon shenja stabilizimi

Ministrat e finansave të tetë vendeve më të industrializuara të botës kanë vlerësuar se ekonomia po tregon shenja të “stabilizimit”, por ende ka rreziqe për stabilitetin ekonomik.

Në komunikatë tërhiqet vërejtja se megjithëse ka filuar rritja e prodhimtarisë, papunësia ende mund të rritet.

Ministrat e G8 kanë vlerësuar se duhet të përgatiten të ashtuquajturat strategji dalëse, respektivisht programe të masave stimuluese, të cilat do të jenë të nevojshme kur rimëkëmbja ekonomike të jetë e sigurtë. /rel/