LAJMI I FUNDIT:

G20, marrëveshje për bonuset e financës

G20, marrëveshje për bonuset e financës

Në takimin e G20-ës në Pittsburgh është arritur një marrëveshje për kufizimin e bonuseve në sektorin financiar, sipas një dokumenti final të nënshkruar.

Liderët e G20-ës kanë arritur edhe një tjetër marrëveshje për të evituar një ndalim të parakohshëm të masave për ringritjën e ekonomisë.

Gjithashtu është vendosur që G20-ta të bëhet një këshill permanent që do të shërbejë për të bashkërenduar veprimtarinë ekonomike ndërkombëtare.

Ndërkohe vazhdojnë përleshjet në qendrën e Pensilvanisë ku po zhvillohet takimi. 15 persona janë vënë në pranga nga policia.


Sipas forcave të rendit, një prej manifestuesve është arrestuar për nxitje të dhunës, katër të tjerë për organizimin e një sulmi, ndërsa të tjerët pasi refuzuan për t’u larguar nga një protestë e paautorizuar.

G20 është mbledhur për herë të tretë këtë vit për të përcaktuar rregullat financiare të së ardhmes në mënyrë që të evitohet një krizë e re.