LAJMI I FUNDIT:

G 20: Të vazhdojnë masat stimuluese ekonomike

G 20: Të vazhdojnë masat stimuluese ekonomike

Ministrat e Financave të vendeve të industrializuara dhe vendeve në zhvillim janë zotuar të vazhdojnë mbështetjen për ekonomitë e tyre derisa të sigurohet rimëkëmbja, dhe shprehën përkushtimin për veprime urgjente përballë ndryshimeve klimatike.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner tha se “procesi i rritjes ekonomike është duke filluar”, por paralajmëroi se përfundimi i parakohshëm i masave stimuluese do të dëmtonte ekonominë.

Gajtner tha se të dhënat e djeshme në SHBA treguan se papunësia është 10.2 %, që është nivelii më i lartë në 26 vitet e fundit.

Ai i bëri këto komente në takimin e grupit G 20 në St. Andrews në Skoci. /rel/