LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët Sahiti dhe Rrahmani për pushime në Greqi (Foto)

Futbollistët Sahiti dhe Rrahmani për pushime në Greqi (Foto)

Dy talentët e futbollit të Kosovës, Suad Sahiti dhe Amir Rrahmani, janë duke kaluar së bashku pushimet në qytetin e Selanikut të Greqisë.

Të dy futbollistët janë shfaqur me fotografi në profilet e tyre në Instagram, duke u relaksuar në bregdetin e Greqisë në këto ditë të fundit të muajit maj, ku si duket janë të parët nga futbollistët tjerë që hapën sezonin veror.


Sahiti dhe Rahmani përveç lidhshmërisë që kanë me sportin e futbollit, ata janë edhe dy shokë shumë të mirë edhe në jetën private, që herë pas here takohen dhe kalojnë kohën e lirë.

Sahiti që është pjesë e Rabotniçkit,është liruar që më herët nga angazhimet në skuadër, me trajnerin Viktor Trenevskin që i ka dhënë më shumë ditë të lira kosovarit për të qenë më i pushueshëm dhe i gatshëm për ndeshjet eliminatore të Ligës së Evropës që “Romantikët” do t’i luajnë gjatë verës.

Sahiti nuk do të jetë as për ndeshjen e fundit në kampionatin vendor, që Rabotniçki do ta luajë të mërkurën në transfertë me Bregallnicën e Shtipit.

Në krahasim me Sahitin, shoku i tij dhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, e ka mbyllur sezonin në elitën kroate, ku me skuadrën e tij përfunduan në vendin e pestë në renditjen tabelare.

Ndërkohë, sipas asaj që mëson Infosport, Rrahmani sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Dinamo Zagrebit, ndërsa konfirmimi do të vijë gjatë merkatos verore.

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Mori me qira një rezidencë milionëshe, pse Meghan Markle nuk e filmoi spektaklin në shtëpinë e saj?

Mori me qira një rezidencë milionëshe, pse Meghan Markle nuk e filmoi spektaklin në shtëpinë e saj?

Magazina
Kalo në kategori