LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët brazilianë të Shakhtarit dhe Dynamos mblidhen së bashku me familjet e tyre dhe me një video emocionuese kërkojnë ndihmë nga Brazili

Futbollistët brazilianë të Shakhtarit dhe Dynamos mblidhen së bashku me familjet e tyre dhe me një video emocionuese kërkojnë ndihmë nga Brazili

Ukraina ndodhet në luftë dhe kjo luftë ka prekur edhe futbollin dhe futbollistët, sidomos ata të huajt që ndodhen në këtë shtet.

Skuadra ukrainase Shakhtar Donetsk njihet si skuadër e brazilianëve, pasi gjithmonë në këtë ekip ka pasur lojtarë të shumtë brazilianë.

Federata e Futbollit të Ukrainës ka pezulluar zyrtarisht kampionatin deri sa të qetësohet situata, pasi aktualisht Ukraina është e pushtuar nga rusët.


Qyteti u pushtua nga forcat ruse, vjen reagimi zyrtar i gjigantit ukrainas Shakhtar Donetsk
Lexo po ashtu Qyteti u pushtua nga forcat ruse, vjen reagimi zyrtar i gjigantit ukrainas Shakhtar Donetsk

Duke parë gjendjen e jashtëzakonshme që është duke ndodhur në Ukrainë, futbollistët brazilianë të Shakhtar Donetsk dhe Dynamo Kiev janë mbledhur dhe po qëndrojnë së bashku në një hotel në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Ata së bashku me familjet e tyre kanë bërë një video dhe e kanë publikuar nëpërmjet gazetarit brazilian Arthur Quezada.

“Situata është dëshpëruese. Unë ju kërkoj ta publikoni këtë video që të arrijë tek qeveria braziliane”, thotë Junior Moraes.

“Kufijtë janë mbyllur, bankat gjithashtu, nuk ka as karburant, do të ketë mungesë ushqimi, nuk ka para. Jemi mbledhur duke pritur për një plan që të na largojë nga Ukraina”, ka thënë Moras.

Tutje ai ka deklaruar se situata në Ukrainë është serioze dhe se i ka bërë thirrje që të luten për ta.

“Të gjithë miqtë edhe familjarët duam t’i njoftojmë, situata është serioze dhe ne jemi bllokuar një Kiev për të pritur një zgjidhje sa më parë që të dalim. Lutuni për ne”, ka deklruar Moras.

Tek Shakhtar Donetskt janë 12 futbollistë brazilian ku David Neres iu bashkua së fundmi nga Ajaxi, derisa tjerët janë Dodo, Vitao, Marlon, Ismaily, Vinicius Tobias, Maycon, Marcos Antonio, Tete, Alan Patrick, Pedrinho dhe Fernando. Në videon e publikuar ndodhet edhe sulmuesi i Dynamo Kyiv, Vitinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori