LAJMI I FUNDIT:

Furtuna e krizës vazhdon të godasë SHBA

Furtuna e krizës vazhdon të godasë SHBA

Shpenzimet në sektorin e ndërtimit në SHBA për muajin dhjetor kanë zbritur me 1.4%, duke shënuar rënien më të madhe që nga korriku i 2008-ës.

Për gjithë vitin 2008, shpenzimet për ndërtime kanë regjistruar një rënie rekord prej 5.1%, pas 2.6% të regjistruar në 2007-ën.

Ndërkohë, rënie ka pësuar për muajin e gjashtë rresht edhe shpenzimi për konsum. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Thesarit, që ka saktësuar se shifra në fjalë ka arritur në 1% në muajin dhjetor, nga -0.8% që ishte në nëntor.

Po në dhjetor, të ardhurat personale në SHBA kanë regjistruar një rënie prej 0.2% kundrejt -0.4% në nëntor, duke kaluar kështu parashikimet e analistëve që mendonin se shifra do të kishte mbetur po -0.4%.