LAJMI I FUNDIT:

Furrtarët paralajmërojnë shtrenjtim të bukës

Furrtarët paralajmërojnë shtrenjtim të bukës

Ngritja e çmimit të miellit dhe grurit në bursat ndërkombëtare ka ndikuar që prodhuesit e bukës në Kosovë t’i nisin llogaritjet për shtrenjtim të ri. Nga 38 euro sa kanë kushtuar njëqind kilogram miell para disa ditësh, e njëjta sasi tanimë mund të blihet për 40 deri në 43 euro.

Krahas shtrenjtimit të miellit, lënda djegëse të cilën furrat e shfrytëzojnë për pjekjen e bukës, përkatësisht gazi natyror, është shtrenjtuar nga çmimi aktual sa ka qenë para disa ditëve. Një litër gaz natyror tanimë kushton rreth 0.70 euro, ndërsa vetëm para dy javësh e njëjta sasi është blerë për rreth 0.15 euro më lirë, raporton Koha.

Aktualisht nëpër furrat e kryeqytetit një bukë kushton 0.35 euro. Ky çmim është i njëjtë që nga përfundimi i sezonit të korre-shirjeve, atëherë kur edhe u kuptua se sasitë e grurit nuk janë të mjaftueshme. Furrtarët mendojnë se çmim real i një buke 500 gramë në krahasim me çmimin aktual të miellit dhe gazit natyror, duhet të jetë rreth 0.40 deri në 0.50 euro.

Rendimentet e vogla të grurit në Kosovë, por edhe ato në rajon kanë ndikuar që tregtarët dhe importuesit ta shtrëngojnë dorën në çmime të miellit dhe produkteve të tij. Gjatë verës 100 kilogramë miell kanë kushtuar rreth 30 euro. Ndërsa, në vitin 2007, sasia prej 100 kilogramëve miell ka kushtuar mbi 50 euro. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori