LAJMI I FUNDIT:

Fund dramatik në “Fadil Vokrri”: Prishtina lëshon fitoren nga dora në sekondat e fundit përballë Dritës

Fund dramatik në “Fadil Vokrri”: Prishtina lëshon fitoren nga dora në sekondat e fundit përballë Dritës

Prishtina ka lëshuar fitoren nga dora në sekondat e fundit të ndeshjes, duke barazuar 3-3 me Dritën në kuadër të javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Leotrim Kryeziu pati rastin në minutën e dhjetë ta kalonte Prishtinën në epërsi, por dështoi ta mposhte Faton Malokun nga penalltia.

Por, Kryeziu nuk dështoi në minutën e 25-të, kur arrit të shënonte për 1-0 nga loja e hapur.


Dhjetë minuta më vonë, Diar Halili dyfishoi epërsinë e Prishtinës, duke menduar se do ta fitonin këtë takim me lehtësi.

Në 45 minutat e dytë, Drita ia doli të befasonte Prishtinën duke ia shënuar tri gola.

Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për 2-1, duke ndezur edhe më shuam derbin.

Mirëpo, Drilon Ismali shënoi në minutën e e 75-të, për ta çuar rezultatin në 3-1.

Albert Dabiqaj filloi rikthimin për mysafirët, me golin e shënuar vetëm dy minuta më vonë për 3-2.

Kryeqytetasit menduan se po e fitonin derbin, por Drita ia doli të realizonte për 3-3 në minutën e 90+5-të me anë të Rron Brojës.

Pas javës së 20-të, Drita përkundër barazimit vazhdon si lidere me 44 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 29 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori