LAJMI I FUNDIT:

Fullani: Ekonomia po përmirësohet

Fullani: Ekonomia po përmirësohet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se situata ekonomike ka vazhduar të përmirësohet edhe në tremujorin e tretë. “Rritja ekonomike është përshpejtuar. Baza e saj është zgjeruar. Pozicioni i jashtëm i ekonomisë është përmirësuar, interesat në tregun financiar kanë rënë”, tha Fullani.

Por kreu i bankës paralajmëron se ekonomia shqiptare është e mbivarur nga sektori i jashtëm, duke paralajmëruar se këto zhvillime pozitive mund të jenë të paqëndrueshme.

“Ndonëse pozitiv, ritmi i rritjes ekonomike, duket se është i pamjaftueshëm për të prodhuar një përmirësim të qenësishëm në tregun e punës dhe uljen e papunësisë. Po kështu qëndrueshmëria e rritjes ekonomike mbetet e brishtë në kushtet afatmesme. Mbështetja e saj në kërkesën e huaj dhe rritjen e eksporteve mund të jetë e pamjaftueshme në kontekstin e perspektivës jo të konsoliduar të ekonomisë botërore”, tha Fullani.

Një tjetër shqetësim mbetet ngërçi i kredisë, për të cilën guvernatori dha sot një shpjegim të ri. “Analizat tona mbi kreditimin e ekonomisë tregojnë se kërkesa e ekonomisë është ende e ulët dhe numri i projekteve të vlefshme për t’u kredituar është ende i vogël”, theksoi Fullani.


Rritja ekonomike ishte 2 për qind në tremujorin e parë dhe 3.3 për qind në tremujorin e dytë sipas Institutit të Statistikave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori