LAJMI I FUNDIT:

Fule: Vendimi për statusin, jo përgjigje negative

Fule: Vendimi për statusin, jo përgjigje negative

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar se vendimi i të martës për opinionin e Shqipërisë nuk mund të përkthehet si një përgjigje negative, por sipas tij, Shqipërisë i thuhet që duhet të plotësojë disa kritere për të vijuar rrugën e saj drejt integrimit.

“Nëse ju lexoni me vëmendje opinionin e Komisionit Evropian, ne nuk kemi thënë që ne s’propozojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, është e kundërta. Ne rekomandojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, por sigurisht me disa kushtëzime për të plotësuar disa kritere. Në këtë aspekt, ka një pikë shumë të rëndësishme”.

“Ne mundohemi të jemi shumë seriozë kundrejt qeverisë shqiptare dhe kundrejt qytetarëve. Ne nuk po ju themi juve në mënyrë shumë të përgjithshme: Dëgjoni: ju duhet të plotësoni këto kritere dhe pastaj le ta shohim. Jo. Ne kemi dhënë një listë shumë të detajuar dhe përveç kësaj ju kemi dhënë një afat shumë të qartë. Ne kemi bërë të qartë, se do të shohim si do plotësohen kriteret e opinionit gjatë shpalljes së progres-raportit të paketës së zgjerimit të vitit tjetër”, thekson Fule.

Ai shtoi se fakti që Shqipëria nuk është rekomanduar si shtet kandidat tani, kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk mund të arrijë afatin e vitit tjetër. “Është shumë e rëndësishme të thuhet se për arritjen e hapjes së negociatave ka përgjegjësi jo vetëm qeveria shqiptare, por i gjithë spektri politik, edhe opozita. Pra është një përgjegjësi e përbashkët për qeverinë dhe opozitën për të arritur këtë, ashtu siç është përgjegjësi e përbashkët për të kapërcyer ngërçin politik. Ngërçi politik është ai për të cilin ne kemi fjalën kur flasim për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Kjo është diferenca edhe për statusin e kandidatit”, është shprehur komisioneri Fule. /Gazeta Start/


Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori