Rruga gjarpërore që të dërgon tek fshati Puset e Nikes, duket sikur të dërgon në një destinacion të panjohur.
Në këtë vend të thellë malor, dikur kishte jetë dhe gjallëri.
Mbi tetëdhjetë familje sa ishin dikur, sot ka mbet vetëm familja e 85 vjeçarit, Nuri Brava.
Ai ka thënë se natyra në fshatin Puset e Nike, është dashuria më e madhe për të, të cilën nuk mundi ta braktis.
“Në fshatin Puset e Nikes kanë qenë 70-80 shtëpi. Kemi lëvruar tokën me parmendë, ndërsa më vonë doli plugu, me plug pak më lehtë, e tash erdh edhe traktori. Edhe kositja po bëhet me traktor, e ne kemi kositë me dorë, është bërë shumë lehtë tash. Ka qenë shumë mirë. Kemi jetuar shumë mirë, sepse kemi pasur harmoni mes vete. Pas darke kemi ndenjur dhe kemi bërë bisedë deri më mesnatë”, rrëfen për RTV Dukagjinin Nuri Brava.
Banorët e këtij fshati, i cili ndodhet pak kilometra larg Hanit të Elezit, kanë ikur vit pas viti, për shkak kushteve të rënda në këtë ekonomike.
Në të kanë mbet vetëm shtëpitë e zbrazura nga guri, që shumica nga to, për shkak të vjetërsisë, kanë hyrë nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke e shndërruar kështu fshatin në muze.
“Kemi mbetur vetëm ne, disa vijnë vetëm verës. Djali im vjen këtu sepse këtu e kemi stallën dhe merremi me lopë, ne në punë s’mundem me hy diku edhe mbetëm këtu”, thotë i moshuari, përcjell Telegrafi.
Mes kodrave të larta, maleve shumëngjyrëshe, dhe ajrit të pastër, në Puset e Nikes, Nuri Brava, tregon momente të paharruara. Atë që e kujton më së miri, është përleshja me një ari, të cilit kishte arrit t’i shpëtonte.
Ndërsa, ajo që i mungon sot më së shumti Nuriut, është gjuetia.
“Pasi u bëra gjuetar u hasmova me arinj. Një ditë arusha na hëngri një lopë, dhe unë u nisa për në mal. Baba më tha se unë nuk kam pushkë për me luftue me arusha, por unë u nisa. Pasi e hasën qentë, ajo ishte me këlyshë, dhe këlyshët më sulmuan e më pas edhe arusha e madhe më sulmoi”, tregon më tej Nuri Brava historinë e jetës së tij.
Nga mëngjesi e deri në muzg, ai shëtit pa ndalë…duket sikur nuk ngopet nga ky vend, sikur ka humbur mes kujtimeve mjegulluese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?