LAJMI I FUNDIT:

Fshati Drelaj në Rugovë me vetëm katër banorë, një bukuri natyrore e harruar nga njerëzimi

Fshati Drelaj në Rugovë me vetëm katër banorë, një bukuri natyrore e harruar nga njerëzimi

Është “zotëri” Sharri, një luftëtar i guximshëm, ai që bënë gjithë natën e gjatë luftë me arusha, një qen i fortë njëkohësisht edhe me një gëzof të trashë dhe të  bukur për tu parë, përpos kësaj ai është edhe një mik shumë besnik i pronarit të tij bacit Ramiz Qorraj.

E një një vend si fshati Drelaj në Rugovë jo vetëm baci Ramiz ka nevojë për një mik por edhe secila gjallesë tjetër që frymon në këto shtigje të ashpra për mbijetesë.


Fshati Drelaj i rrethuar me maje të thepisura të maleve ka një bukuri mahnitëse por  po thuajse të harruar nga njerëzimi, ndahet në dy pjesë në Liqenatin  e staneve dhe Liqenatin e vendbanimeve ku janë të vendosura ato pak shtëpi, e që më herët në ato lugina kanë jetuar dhe gjallëruar shumë njerëz.

“Fshati Drelaj ndahet në dy pjesë, në pjesën e Liqenatit ku ndodhemi tani te zonave e staneve dhe në Liqenatin në pjesën përballë fshatit ku janë të vendosura shtëpitë. Fshati Drelaj ka përafërsisht 35 shtëpi, por që janë të pabanuara, në stinën e dimrit këtu jetojnë vetëm tre ose katër banorë edhe ata pleq dhe plaka ”, tregon Ramiz Qorraj duke bërë më gisht në luginën poshtë nga maja e malit ku edhe gjendej ai.

“Zotëri” Sharri/ Foto: Korab Basha

Histori të veçantë dhe shumë domethënëse për banorët lokal të kësaj pjese e kishte edhe vendi i quajtur Gryka e Hutës. Kjo grykë për banorët e kësaj rrethine sipas bacit Ramiz, i’u ndihmonte shumë atyre që jetonin në këtë fshat për kullosjen e bagëtive që ishin burimi kryesor i jetesës në këto vende.

“Tani gjendemi në Grykën e Hutës, kjo pjesë edhe përpara por edhe tash është e dedikuar për banorët gjatë stinës së verës, këtu kanë ardhur me bagëti sepse këtu ishin stanet e verës. Këtu ata do të qëndronin nga fillim muaji maj deri ne fund muajt shtator ose tetor, ndërsa gjatë dimrit kanë zbritur në fshatë poshtë”,  rrëfen ai me një nostalgji dhe me një ngazëllim që i vërehej në sy.

Përveç  bërthamës së bukurive që ta kënaqin syrin dhe të mbushet mendja që të gjitha bukuritë natyrore të botës e kanë zanafillën pikërisht aty, fshati Drelaj të mbushë plotë jetë me klimën e ashpër që e karakterizon këtë pjesë e që pak njerëz arrijnë të adaptohen me të.  Ishte pikërisht kjo klimë shkaktare që rugovasit të jetojnë shumë gjatë.

“Kjo është një zonë e Rugovës e pasur me pyje me ujëra dhe me kullota është një pjesë e bukur e Rugovës. Në këtë pjesë e kemi edhe liqenin që vetë këto pjesët e Liqenatit e ka marrë këtë emër nga liqeni që gjendet pesë kilometra larg nga këtu dhe karakterizohet me një klimë shumë të mirë sidomos edhe për personat që kanë anemi, bronhit e sëmundje të organeve të frymëmarrjes sepse vetë klima këtu është e shërueshme, e po ashtu edhe një vend shumë i mirë për dashamirësit e natyrës”, tha Qorraj duke ecur drejtë shtëpive nga druri.

Fshati Drelaj përsos që të jep shumë gjëra që natyra ja ka falur dhe të krijon një varësi që mos të mundësh ta lësh e të shkëputësh prej tij, ai i ka dhuruar Kosovës edhe gjak.

Jashar Haxha, Tak Rrustemi, Tafil Ahmeti, Rifat Shala e shumë të tjerë janë rugovasit që sakrifikuan jetën për liri.

“Edhe pse një fshat i vogël, në të gjitha periudhat historike të kombit tonë  ka qenë pjesëmarrës me bijtë dhe bijat e tij siç janë: Jashar Haxha, Tak Rrustemi, Tafil Ahmeti, Rifat Shala e edhe shumë të tjerë që gjatë periudhave të ndryshme të historisë kanë rënë dëshmorë dhe kanë dhënë jetën për liri”, pohon baci Ramiz me krenarie e mburrje.

Fshati Drelaj/Foto: Korab Basha

Por një fletore kishte mbetur e pa shkruar ne bankën e shkollës “Përparimi” në Drelaj të Rugovës  sepse ishte braktisur nga nxënësi që do të duhej të vuloste në të  hapat e parë drejtë dijes , e kjo për Ramiz Qorrajn është shumë e dhimbshme për shkak se sipas tij në këtë shkollë kishte shumësi të nxënësve por që tani shkollës ju ka vendosur dryni, sepse s’kanë mbetur më nxënës në këtë fshat.

“Gjatë periudhës së luftës në vitet ’98 dhe ’97, në këtë shkollë i kanë kryer mësimet 120 nxënës edhe pse zona e Rugovës ishte e gjitha e djegur, nxënësit kishin filluar të shkojnë në pjesën e poshtme dhe kemi pasur pastaj rreth 50 nxënës, deri në vitin e kaluar ku i kemi pasur tre nxënës, kurse këtë vit pranë kësaj shkolle nuk kemi asnjë nxënës”, përfundon Ramiz Qorraj, duke i lëshuar krahët dhe duke i pulitur qepallat për ta vënë në pah ndjesinë e keqe që e ndjenë kur tregon që shkolla qëndron e mbyllur tani e një kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori