LAJMI I FUNDIT:

Francezët të interesuar të investojnë në energjetikë

Francezët të interesuar të investojnë në energjetikë

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ka pritur sot një delegacion të Misionit Ekonomik Francez për rajonin e Ballkanit të udhëhequr nga Shefi i Shërbimit Ekonomik Rajonal, Paul Hunsinger dhe Atasheun Ekonomik, Jean Marie Bellat.

Temë diskutimi në këtë takim ishin zhvillimet në sektorin e energjisë dhe minierave në Kosovë, projektet aktuale dhe planet për të ardhmen.

Përfaqësuesit e Misionit Ekonomik Francez janë interesuar të dinë më shumë për procesin e ngritjes së kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë, privatizimin e aseteve të KEK-ut dhe gjendjen e sektorit minerar, përkatësisht kompleksin Trepça.

Nga ana saj, Ministra Pula ka njoftuar musafirët me progresin e arritur gjatë vitit 2008 dhe nismat e Qeverisë së Kosovës për të reformuar dhe ristrukturuar sektorin energjetik.


“Puna për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga linjiti po vazhdon në kuadër të projektit për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Brenda vitit 2009 parashikojmë të përzgjedhim investitorin, ndërsa nga mesi i vitit 2010 të përmbyllim marrëveshjet financiare”.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se Qeveria vëmendje të veçantë do ti kushtojë investimeve private në ndërtimin e hidrocentraleve.

Ministrja Pula ka potencuar si prioritete edhe integrimet rajonale të sistemit energjetik të Kosovës në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe rritjen e efiçiencës së energjisë.

Sa i përket sektorit minerar, Ministrja Pula ka thënë se Qeveria është duke kompletuar kuadrin ligjor për të ristrukturuar këtë sektor, për ta përgatitur atë për investimet e mundshme.

Përfaqësuesit e Misionit Ekonomik Francez për Rajonin e Ballkanit kanë thënë se të gjitha informacionet e marra do ti përcjellin në Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Jashtme të Francës dhe investitorët francez në mënyrë që ata të kenë informatat e duhura për mundësinë e investimeve në sektorin e energjisë dhe minierave të Kosovës. /Telelgrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori