LAJMI I FUNDIT:

Francë: Panik për naftë

Francë: Panik për naftë

Distributorët e naftës në Francë i kanë bërë thirrje qeverisë që të lirojë rezervat e karburanteve, pas grevave që kanë bllokuar shumicën e rafinerive franceze. Kompanitë paralajmërojnë se karburanti i mbetur mjafton vetëm për 10 ditë dhe kërkojnë nga protestuesit që të zhbllokojnë rezervat.

Më herët autoritetet franceze deklaruan se nuk do të ketë pakësim të naftës për të paktën një muaj dhe bën thirrje kundër përhapjes së panikut.

Ndërkohë, sindikatat e punëtorëve po organizojnë protesta dhe greva të reja kundër vendimit të qeverisë për ngritjen e moshës së daljes në pension. Tetë nga 12 rafineritë kryesore të Francës kanë raportuar se do të ndërpresin operacionet për shkak të bllokadave.

Distributorët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të merren masa, atëherë do të ketë reduktim të sasisë së naftës në të gjithë vendin. /Telegrafi/