LAJMI I FUNDIT:

Franca, shteti i parë evropian që ka dy milionë raste me coronavirus

Franca, shteti i parë evropian që ka dy milionë raste me coronavirus

Franca është bërë vendi i parë në Evropë që ka dy milionë raste të konfirmuara të coronavirusit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins dhe agjencisë kombëtare shëndetësore franceze.

Në një deklaratë të martën në mbrëmje, drejtori i agjencisë shëndetësore të Francës, Jerome Salomon konfirmoi se numri kumulativ i rasteve të coronavirusit tani qëndron në të paktën 2,036,755, raporton cnn.

“Qoftë në qytete apo në zona rurale, të gjitha rajonet, të gjitha departamentet metropolitane, janë prekur”, tha Salomon, transmeton Telegrafi.


“Kjo valë e dytë, me të cilën po përballemi të gjithë, është masive, vdekjeprurëse dhe po lodh të gjithë kujdestarët tanë dhe sistemin tonë shëndetësor në tërësi”, shtoi ai.

Sipas të dhënave më të fundit nga agjencia kombëtare e shëndetit, një total prej 33,139 pacientësh me coronavirus janë aktualisht në spital – më pak nga 327 që nga e hëna – me 4,838 nga ata në kujdes intensiv.

Ndryshe, 1,219 pacientë kanë vdekur që nga e hëna, shtoi agjencia shëndetësore kombëtare, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 46,273. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Amerika
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Azia
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori