LAJMI I FUNDIT:

Fqinjët preken nga Gripi i Derrave, në Kosovë nuk kontrollohen udhëtarët nga jashtë

Fqinjët preken nga Gripi i Derrave, në Kosovë nuk kontrollohen udhëtarët nga jashtë

Altin Ahmeti, zyrtar për informim në Aeroportin e Prishtinës, ka thënë se për një kontroll mjekësor ndaj qytetarëve që vijnë nga jashtë është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë. Ai ka thënë se aeroporti ka siguruar një hapësirë për zyrtarët e ministrisë dhe për mjekët, mirëpo këta të fundit nuk kanë gjetur gatishmërinë për të qenë prezent.

Ndonëse është thënë se situata në Kosovë është nën monitorim të vazhdueshëm, qytetarët të cilët hyjnë në vend nëpërmjet aeroportit të Prishtinës nuk u nënshtrohen asnjë kontrolli mjekësor për të identifikuar se a kanë simptoma të gripit të derrave.

Zyrtarë të Aeroportit thonë se ata kanë krijuar hapësira për mjekët, por aty nuk po qëndron askush. Kurse në Ministrinë e Shëndetësisë pohojnë se janë duke e monitoruar situatën dhe se nuk ka kurrfarë arsye që gjendja të alarmohet. KTV-ja për 5 orë resht ka qëndruar në aeroport dhe nuk ka parë të jetë kontrolluar kush për virusin H1N1.

Në Aeroportin e Prishtinës nuk është ngritur asnjë strukturë mjekësore që do të kontrollonte qytetarët që hyjnë në vend, se a kanë simptoma të gripit A/H1N1. Ekipi i Kohavisionit ka qëndruar për pesë orë në aeroportin e Prishtinës duku përcjellë prej së afërmi gjendjen në terren. Mirëpo, që nga ora 10 e deri në orën 15 nuk është vërejtur askush të bëjë ndonjë kontroll mjekësor ndaj qytetarëve që hyjnë e dalin në Kosovë.


Ndërkohë, zyrtari për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se Ministria është duke e monitoruar situatën dhe se nuk ka kurrfarë arsye që gjendja të alarmohet. Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e fundit ka bërë të ditur se deri tash nga virusi H1N1 kanë humbur jetën rreth 700 persona në mbarë botën.

Ditët e fundit janë shënuar edhe rastet e para të infektimit në Shqipëri, duke bërë që tashmë vetëm Kosova nga vendet e rajonit të mos jetë e prekur nga ky virus. Por, duke parë nivelin e kontrollit që bëhet në pikat ku hyjnë qytetarët nga vendet e tjera në Kosovë, pyetja që mbetet është – a mund ta zbulojmë edhe nëse ndonjë i infektuar tashmë ndodhet në Kosovë?. /KTV/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori