LAJMI I FUNDIT:

Fotot zyrtare të BlackBerry Priv

Fotot zyrtare të BlackBerry Priv

Deri më tani kemi parë pamje të shumta të modelit të ri të telefonit nga BlackBerry, përkatësisht modelit të quajtur Priv i cili bazohet në sistemin operativ Anroid.

Por tani njëri nga operatorët mobil në Mbretërinë e Bashkuar i ka punlikuar pamjet e reja dhe zyrtare të BlackBerry Priv, të cilin ajo do ta ketë në dispozicion.

Kamerat e Priv do të sjellin 18MP në pjesën e pasme dhe 5MP në pjesën e përparme, ndërsa kostoja e përafërt që duhet të paguhet për këtë model të ri të telefonit thuhet se do të jetë rreth 630 dollarë.


Sipas informatave të lëshuara deri më tash, thuhet se Priv do të fuqizohet nga procesori 64-bit Qualcomm Snapdragon, 808 ose 810.

Ndër të tjera, thuhet se Priv do të ketë RAM memorie prej 3GB, ekran 5.4” në Quad HD, me rezolucion prej 2560×1440 pikesëleve dhe tastierë fizike QWERTY. (Telegrafi)