LAJMI I FUNDIT:

Foster portieri i parë i United

Foster portieri i parë i United

Sir Alex Ferguson ka emëruar Ben Foster si portierin e parë të Manchester United për fillimin sezonit, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Ferguson preferon të angazhojë Foster para portierit polak Tomasz Kuszczak për ndeshjen e Community Shield kundër Chelseat dhe i ka premtuar atij se një paraqitje e mirë do të jetë një shtytje që ai të jetë portieri i parë i ekipit, derisa Edwin van der Sar të rikthehet nga lëndimi

“Mendoj se Ben Foster do të jetë portier i Anglisë, por e di se ai ka nevojë të luajë me ne që kjo të ndodhë. Nuk dua që djaloshi të humbë rastin për të luajtur për vendin e tij”, ka thënë Ferguson.