Në pesë ditët e kaluara, në fshatin malor zviceran Davos u shtruan shumë pyetje interesante. A është normale, pyeti për shembull presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, që spekulantët ta tregtojnë 15 për qind të tregut botëror të kakaos në një transaksion të vetëm, pa paguar për këtë asnjë cent?
Ose Azim Premji, miliarder i programeve kompjuterike nga India. Ai pyeti, nëse është në rregull, që një miliardë njerëz në shtetet e industrializuara u shesin tri miliardë njerëzve në vendet në zhvillim produkte të shtrenjta, por që blejnë prej atje vetëm produkte të lira? Dhe më tej Zhu Min, kinezi i rangut më të lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar: ai i vuri të gjithë modelit ekonomik perëndimor pikëpyetje.
Përgjigjet ndaj kësaj dhe ndaj pyetjeve të tjera ishin të një tipi të veçantë në takimin e së vetëquajturës elitë botërore në Davos. Duhet të, duhej të, do të ishte e mundur- më shumë aty nuk dëgjoje. Kjo në një kohë kur mikpritësi Klaus Schëab i organizon takimet bazuar në një premisë të drejtë: synimi është që në këtë forum gjërat të shihen në lidhje me njëra-tjetrën dhe që të kërkohen zgjidhje të aplikueshme gjerësisht. Fakte dhe njohuri ekzistojnë në mënyrë të mjaftueshme. Aktualisht, 16 për qind e popullatës botërore do të konsumojë së shpejti 80 për qind të resurseve në botë. Kërkesa për ujë, ushqime dhe energji në vitet e ardhshme do të rritet me 30 deri 50 për qind. Ajo që ndodh kur çmimet në rritje dhe perspektivat e pasigurta të së ardhmes i nxjerrin njerëzit në rrugë, mund të shihet në Afrikën e Veriut.
Vetëm një rritje ekonomike e baraspeshuar, e vazhdueshme mund ta shtojë mirëqenien e miliarda njerëzve. Për shtetet e zhvilluara kjo do të thotë: ata duhet të japin diçka nga mirëqenia e tyre. Këtë në Davos nuk e tha askush në këtë mënyrë- aq më tepër kur luksi dhe teprica janë në shtëpinë e tyre në ditët e forumit këtu në Davos. Si do që të jetë, pas krizës këtu gjeti vend pikëpamja se “mirëqenia me kredi” nuk mund të vazhdojë. Prandaj themeluesi i Forumit, Klaus Schëab kërkoi një “kthesë për më pak”.
Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një vizion në këtë drejtim, kur foli për “përgjegjësi globale”. Këto fillimisht janë hë për hë janë fjalë- zbatimi i tyre kërkon një ndryshim radikal të mënyrës sonë të sotme të të menduarit.
Sepse, janë modelet e shekullit të kaluar, në bazë të të cilave ne bëjmë ekonomi dhe me të cilat bëhet politikë. Me to vërtet që u arrit të frenohej kriza e madhe ekonomike, por jo më tepër se kaq. Jo, nevojitet diçka e re. Ai që flet për shfrytëzim të vazhdueshëm e të plotë të burimeve ekonomike, si Angela Merkel, nuk mund të ketë parasysh modelin anglosakson ekonomik. Ai ishte terreni për eksese në tregjet financiare. Gjithçka për mirëqenien e aksionerëve, ky nuk mund të jetë modeli ekonomik i shekullit të 21-të. Davosi shërbeu në rastin më të mirë si pikënisje për të menduar, përgjigje ai nuk dha. /Deutsche Welle/ /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
IPKO me arritje historike në zgjerimin e rrjetit 5G në nivel kombëtar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë