LAJMI I FUNDIT:

Forlan do të nënshkruajë kontratë të re

Forlan do të nënshkruajë kontratë të re

Sulmuesi uruguaian Diego Forlan ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Atletico Madrid, e cila do ta mbajë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2013.

Forlan u transferua te Atletico nga Villarreali në vitin 2007, për shumën prej 21 milionë eurosh, ndërsa që atëherë ka bërë 98 paraqitje dhe ka shënuar 58 gola për ekipin e dytë kryeqytetas.

Marca” njofton se kontrata e re do ta rrisë edhe kartonin e shitjes së tij në 36 milionë euro, ndërsa nënshkrimi pritet të ndodhë porsa të kthehet nga angazhimet me përfaqësuesen.