LAJMI I FUNDIT:

Forcohet dollari në Shqipëri

Forcohet dollari në Shqipëri

Euro ka pësuar rënie në tregun shqiptar të këmbimit. Në agjencitë valutore, monedha evropiane është blerë me 138 lekë dhe është shitur me 138.5 lekë, duke humbur 0.7 lekë kundrejt javës së kaluar.

Kambistët shpjegojnë se kërkesa për monedhën evropiane ka rënë ditët e fundit, pas valës së parë të largimit të qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pas liberalizimit të vizave, njofton Balkanweb.

Edhe gjatë javës në vijim pritet që monedha evropiane të ruajë këto kuota. Sipas kambistëve, tregu do të ketë sasi të mjaftueshme eurosh në qarkullim, pasi pritet edhe kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit.

Por, ndërsa euro ka rënë, dollari është forcuar. Në agjencitë valutore monedha amerikane blihet me 105 dhe shitet me 105.6 lekë.


Për shkak të lëvizjeve në tregjet e huaja financiare, dollari amerikan ka fituar pikë kundrejt euros. Kjo e fundit është këmbyer me një dollar e 31 cent. /Telegrafi/