LAJMI I FUNDIT:

Forbes: Amerikanët e pasur humbën nga kriza 300 miliardë $

Forbes:  Amerikanët e pasur humbën nga kriza 300 miliardë $

Katërqind njerëzit më të pasur në SHBA, vitin e kaluar kanë humbur plot 300 miliardë dollarë nga pasuria e tyre, si pasojë e rënies së vlerës së aksioneve dhe pjesës së tregut të pasurisë së patundshme. Lajmi është bërë publik nga revista “Forbes”.

Nga lista e 400 amerikanëve më të pasur të këtij viti, i shpallur në numrin më të ri të "Forbes"-it, është e qartë se si pasojë e krizës globale, humbje më të mëdha ka pësuar investitori Warren Buffett, i cili vetëm me rënien e aksioneve të kompanisë së tij "Berkshire Hathaway " ka humbur 10 miliardë dollarë.

Në listën e njerëzve më të pasur, në vitin e 16 me radhë, udhëheq pronari i "Microsoft", Bill Gates me pasuri prej 50 miliardë dollarë, që është shtatë miliardë më pak se në vitin e kaluar.

"Humbësi" më i madh, Buffett është njeriu me pasuri prej 40 miliardë dollarë, është themeluesi i tretë i "Oracle Corporation ", Lawrence Ellison me 27 miliardë dollarë. Ellison është i vetmi mes, dhjetë personave më të pasur, i cili nuk ka pësuar humbje më të mëdha për shkak krizës.


Dhjetë personat e parë të listës, të cilët i mbajnë pozicionet e njëjta sikurse se në vitin e kaluar gjithsej kanë humbur 40 miliardë dollarë.

Pasuria e përgjithshme e 400-të të pasurve është ulur për 19 për qind prej 1.570 miliardë në 1.270 miliardë dollarë.

"Askush nuk do të qajë për cilindo nga këta njerëz të pasur, për shkak se edhe ata pasuria e të cilëve është ulur nga dy miliardë në qindra milionë dollarë edhe mëtutje jetojnë jetë komfore", ka komentuar redaktori i "Forbes", Matthew Miller.

Kur bëhet fjalë pak për kompaninë, të dhënat tregojnë se në periudhën shtator 2008 mars 2009, indeksi i aksioneve të 500 koorporantëve në SHBA është ulur për 43 për qind.