LAJMI I FUNDIT:

Fondi 480 mln euro, nuk mund të kthehet

Fondi 480 mln euro, nuk mund të  kthehet

Fondi i privatizimit i fituar nga shitja e ndërmarrjeve publike, ende mbahet jashtë Kosovës. Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe ekspertë për çështje ekonomike, shprehin nevojën për kthimin e këtyre mjeteve. Por, anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se kanë kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës kthimin e tyre, ndërsa zyrtarë të BQK-së deklarojnë se mjetet mund të kthehen atëherë kur Agjencia ka projekte të gatshme për investime.

Shfrytëzimi i mjeteve të fituara nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, ka mbetur një prej çështjeve më të diskutuara të procesit të privatizimit në Kosovë. Rreth 480 milionë euro të privatizimit ende mbahen jashtë Kosovës.

Besa Gaxherri, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, e sheh shumë të nevojshëm kthimin e këtyre mjeteve në bankat kosovare.

Sipas Gaxherrit, kthimi i këtij fondi mund të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.


“Tashmë Qeveria e Kosovës ka filluar të hyjë në obligime edhe në borxhe, pra edhe me borxhe publike, përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar”.

“Kosova ka shumë nevojë për qarkullimin e parasë brenda shtetit të vet. Dhe, natyrisht që duhet të kemi kujdes që sa më pak të hyjmë në borxhe, ndërsa të shfrytëzojmë buxhetin tonë në maksimum”, shprehet Gaxherri

Edhe eksperti i ekonomisë, Bedri Selmani, pohon se është momenti i fundit kur institucionet kompetente duhet të shqyrtojnë mundësinë për kthimin e këtyre mjeteve në bankat e Kosovës.

Ai vlerëson se hyrja e këtij fondi në tregun bankar të Kosovës, do të mundësojë uljen e normave të interesit të kredive në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë.

“Ato, sa më parë duhet të kthehen, tani Kuvendi dhe Qeveria duhet të bëjnë përpjekje maksimale t’ia kthejnë ekonomisë ato mjete. Dhe, përmes Bankës Qendrore, bankave afariste duhet t’i bëhet presion që ato mjete t’ua japin ndërmarrjeve që tashmë kanë likuiditet, për shkak të krizës së punës, për shkak të investimeve që kanë bërë”, vlerëson Selmani.

Por, anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nuk e dinë se ku gjenden mjetet e privatizimit, mirëpo e dinë që shuma totale është rreth 480 milionë euro dhe që marrin interes 0.1 për qind.

Dino Hasanaj, kryetar i Bordit të drejtorëve të kësaj agjencie, thekson se disa herë ka kërkuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kthimin e fondit të privatizimit në Kosovë, por, sipas tij, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

“Ne i kemi dërguar gjashtë letra Bankës Qendrore, por nuk kemi marrë përgjigje; nuk e dimë se çfarë po ndodh me mjete e privatizimit”.

“Ne gjithmonë kemi thënë se dëshirojmë të kemi një transparencë. Ne jemi përgjegjës dhe presim një përgjigje nga Banka Qendrore se çfarë është duke ndodhur me mjetet e privatizimit”, shprehet Hasanaj.

Në anën tjetër, zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, thonë se Agjencia edhe Banka Qendrore kanë qasje të vazhdueshme në këtë fond.

Sipas tyre, Agjencia ka të drejtë ta kthejë fondin kur u nevojitet për shfrytëzim, por për këtë, duhet të kenë projekte se ku duhet të investohen apo të transferohen paratë.

BQK-ja, megjithatë, mohon se interesi i këtij fondi është 0.1 për qind./rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori