LAJMI I FUNDIT:

Foli Banka Botërore

Foli Banka Botërore

Banka Botërore (BB) foli edhe një herë për Kosovën. E renditi në vendin e 11-të prej 15 vendeve pa stabilitet politik. Sipas raportit të BB-së, kjo është pengesa kryesore që investitorët hezitojnë të vijnë në Kosovë. Por ekspertët, veç kësaj, përmendin edhe procedurat burokratike.

Pas kritikave për ambient të pafavorshëm për investime dhe mungesës së mbrojtjes së investitorëve, Banka Botërore foli edhe një herë për Kosovën. Kësaj here është jostabiliteti politik, një nga pengesat, të cilat bëjnë që investitorët e huaj hezitojnë të investojnë në Kosovë, shkruan gazeta Express.

Si pasojë, në raportin më të fundit të kësaj organizate, Kosova radhitet e 11-ta, prej 15 destinacioneve të mundshme në mesin e vendeve ku jostabiliteti politik ndikon në investimet e huaja potenciale.

Nga vendet e rajonit, Bosnja e Hercegovina radhitet e katërta, ndërsa pas Kosovës renditet Uzbekistani, Angola dhe Kameruni.


Njohës të çështjeve ekonomike, fajin e hedhin tek institucionet, të cilat, sipas tyre, ende nuk kanë arritur të krijojnë një ambient të përshtatshëm për investitorët e huaj. Sipas tyre, ende ekzistojnë procedura burokratike karshi investitorëve ndërkombëtarë. /Telegrafi/