LAJMI I FUNDIT:

FMN vendos vet për investime

FMN vendos vet për investime

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka bërë një ndërhyrje në statut, e cila i mundëson se sipas vlerësime të veta kapitalin ta investoj në tregun financiar. FMN-ja pohon se është i mjaftueshëm numri i shteteve anëtare që kanë ratifikuar këtë amendament, i propozuar në vitin 2008, si pjesë e reformave "modeli për të hyrat".

Tash "Fondi është i autorizuar që ta shfrytëzoj valutën e njërës nga shtete anëtare që e ka në konton për investime, në mënyrën si ai e përcakton", thuhet në këtë amendament.
Për investimet e këtilla FMN0ja deri më tani nga anëtaret është dashur të kërkoj leje se cilën valutë ta përdore, e kryesisht këtë e bënte me dollarë amerikan. Madje, deri më tani ai kishte të drejtë të blejë vetëm bono të thesarit të shteteve.

Amendamenti i mundëson që lirshëm të ri-investoj të hyrat prej rreth 14,8 miliardë dollarësh nga shita e një të tetës së rezervave të arit nga dy vitet e fundit (403,3 tonë).
FMN-ja ka premtuar se do të përcjellë se në transaksionet që bënë "mos ka konflikt interesi , qoftë real, apo i perceptuar".

Po ashtu, ai do të vazhdoj që kryesisht të blejë bonot e thesarit të vendeve anëtare, thuhet në një komunikatë të FMN-së, të emetuar nga agjencitë. /Telegrafi/