LAJMI I FUNDIT:

FMN ul parashikimet për rritjen e ekonomisë botërore

FMN ul parashikimet për rritjen e ekonomisë botërore

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi dje raportin “Parashikimi i ekonomisë botërore 2014”, ku e ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike globale në 3.3 për qind sivjet dhe në 3.8 për qind në vitin 2015.

FMN-ja gjithashtu paralajmëron në këtë raport për përkeqësimin e krizës ekonomike dhe sugjeron se shumica e ekonomive duhet ta vlerësojnë “ruajtjen e rritjes” si detyrën e tyre kryesore.

Në raport theksohet se ekonomia botërore përballet me kriza afatshkurtra, duke përfshirë përkeqësimin e situatës gjeopolitike dhe të problemeve të tregjeve financiale, si edhe me kriza afatmesme, si rënia potenciale e ekonomive të zhvilluara dhe e ekonomive në zhvillim.


FMN-ja shprehet në raportin “Parashikimi i ekonomisë botërore 2014” se ekonomitë e zhvilluara duhet të shmangin ndërprerjen e parakohshme të politikave të lirshme monetare dhe duhet të shtojnë investimet infrastrukturore për të mbështetur rigjallërimin e ekonomisë.

Çmimet e aksioneve janë rritur, por investime të tjera nuk po tregojnë rritje dinamike. Rritja është mpakur nga tensionet gjeopolitike në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën perëndimore. /Telegrafi/