LAJMI I FUNDIT:

FMN: Rimëkëmbja e ekonomisë, e ngadaltë

FMN: Rimëkëmbja e ekonomisë, e ngadaltë

Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Khan nuk është shumë optimist për të ardhmen e ekonomisë botërore, e cila sipas tij do të ecë me ritme të ngadalta.

“Ekonomia globale duket se po del nga kriza ekonomike më e keqe e kohërave tona. Rimëkëmbja e saj do të jetë e ngadaltë”, ka deklaruar Strauss Khan.

Deklaratën e tij numri 1 i FMN-së e bëri gjatë një seminari të organizuar nga “Bundesbank” në Berlin. /Telegrafi/tch/