LAJMI I FUNDIT:

FMN: Rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë

FMN: Rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se ekonomia globale po zhvillohet sërish dhe gjendja financiare është përmirësuar ndjeshëm.

Por në raportin e fundit të tij, ky institucion thotë se rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë e ngadaltë dhe se do ta ketë të vështire të ulë papunësinë dhe varfërinë në të njëjtën kohë.

Ditën e djeshme FMN bëri parashikimet e tij për shumat që bankat pritet të humbasin në forme kredish dhe investimesh.

Shifra në fjalë pritet të jetë 3.4 trilionë dollarë, më pak nga parashikimi prej 4 trilionësh. Ky reduktim është një rezultat direkt i përmirësimit të ekonomisë globale, thuhet në raportin e FMN.


“Rimëkëmbja globale kryesohet nga Azia, ku ekonomia i përballi çrregullimet shumë me mirë nga sa pritej”, thuhet me tej në raport. /Telegrafi/tch/