LAJMI I FUNDIT:

FMN: Nëse s’rritet eksporti rrezikohet stabiliteti i denarit

FMN: Nëse s’rritet eksporti rrezikohet stabiliteti i denarit

Në përgjithësi, Maqedonia ballafaqohet me krizë, kurse ekonomia po rimëkëmbet, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por, FMN-ja ka edhe sërë vërejtjesh. Si rreziqe kryesore të stabilitetit të ekonomisë janë deficiti i madh, që nëse nuk rritet eksporti mund të rrezikohet stabiliteti i denarit. Për FMN-në nuk është kontestuese pse deficiti në buxhet është 2,8 nga Prodhimi i Brendshëm Bruto se rreth 170 milion euro, por ka vërejtje për shpenzimet

Në përgjithësi, Maqedonia ballafaqohet me krizë, kurse ekonomia po rimëkëmbet, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por, FMN-ja ka edhe sërë vërejtjesh.

Si rreziqe kryesore të stabilitetit të ekonomisë janë deficiti i madh, që nëse nuk rritet eksporti mund të rrezikohet stabiliteti i denarit. Për FMN-në nuk është kontestuese pse deficiti në buxhet është 2,8 nga Prodhimi i Brendshëm Bruto se rreth 170 milion euro, por ka vërejtje për shpenzimetPër këtë shkak FMN kërkon ristrukturim të fondeve për investime kapitale, si rrugë ose objekte energjetike, por jo për rrogat e administratës.

FMN në takimin e sotëm me gazetarët përgëzoi Bankën Popullore për masat e ndërmarra, duke thënë se akoma ka rrezik dhe se nuk është koha për zvogëlimin e interesit të kredive.
‘Të vazhdohet me politikat e shëndosha monetare me të cilat zvogëlohen rreziqet nga krizat e ardhshme dhe të vazhdohet me reformat strukturore, të cilat kontribuojnë për rritjen potenciale afatgjate dhe zvogëlimin e papunësisë’, deklaroi Bes Mek Gru, shef i misionit të FMN për Maqedoni.
Edhe pse Qeveria e mori paralajmërimin e FMN, i cili përputhet me qëndrimin e guvernatorit Goshev, ministri i Financave Stavrvevski dhe më tej mbetet në deklaratën e dhënë para disa javëve se Banka duhet ta ulë kamatën dhe të zvogëlojë rezervën e domosdoshme të fondeve që bankat duhet ta ruajnë në atë Qendrore.
‘Qëndrimi im mbetet i pandryshuar, i njëjtë siç e kam thënë më herët’, tha Zoran Stavrevski, ministër i Financave.
‘Deri në këtë moment kemi vlerësuar se ato politika janë adekuate dhe kemi argument se ato politika kanë dhënë rezultat pozitiv dhe kanë qenë përgjigje pozitive për krizën që përfshiu Maqedoninë.’, vlerësoi Petar Goshev, guvernator i BPRM.
FMN korrigjoi vlerësimet se sa do të ulet këtë vit Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe sipas parashikimeve të reja, mund të jetë nga minus 1 deri 1.5 për qind, që është për 1 për qind më mirë nga parashikimet e mëparshme.