LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja me program të ri për Kosovën

FMN-ja me program të ri për Kosovën

Ekipi i misionit të FMN-së do të fillojë negociatat për një program të ri të Kosovës me FMN-në.
Ky program i ri me FMN-në, e rrit besueshmërinë e partnerëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës dhe mundëson hyrjen në kredi afatgjate, me kushte shumë të volitshme, për të financuar projektet e Qeverisë së Kosovës.Min Zhu zevendesdrejtorin menaxhues eë Fondit Monetar Nderkombetar  - foto ridvan slivova 01

Kështu u tha sot në një takim mes ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësdrejtorit menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar MinZhu.

Kjo është edhe vizita e nivelit më të lartë të FMN-së që e viziton Kosovën.


Ministri Hoti e falënderoi MinZhu për vizitën e tij të parë në Kosovë dhe informoi atë për planin zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij parashihen një sërë masash të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe financiar të Kosovës. Ai me këtë rast gjithashtu konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim sa më të ngushtë me FMN-në.
takim - Avdullah Hoti -  Min Zhu zevendesdrejtorin menaxhues eë Fondit Monetar Nderkombetar  - foto ridvan slivova 03
Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së MinZhu e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe progresin e arritur në Kosovë deri më tani dhe gjithashtu bëri të ditur se vizita e tij në Kosovë tregon përkushtimin e FMN-së për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori