LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja e përkushtuar që Kosova të ketë stabilitet financiar

FMN-ja e përkushtuar që Kosova të ketë stabilitet financiar

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot njoftues përfaqësuesin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen, i cili nga korriku i këtij viti do ta zëvendësojë përfaqësuesin aktual të FMN-së Frank Lajkwik, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në takimin e sotëm.

Ministri Hoti gjatë takimit e falënderoi z. Lajkwik për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për kontributin në përgatitjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe FMN-së.

Ai, po ashtu përfaqësuesit të ri të FMN-së Ruud Vermeulen i uroi mirëseardhje dhe detyrën e re në Kosovë, dhe theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FMN-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen ku edhe shpreson se Bordi i FMN-së do ta aprovojë Marrëveshjen me Kosovën.


Ministri Hoti gjithashtu e njoftoi z. Vermeulen për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Qeverisë për ndryshimin e një sërë ligjesh të cilat ndikojnë në krijimin e kushteve të të bërit biznes, masat e marra fiskale në përgjithësi si dhe rreth stabilitetit makro fiskal.

Ndërsa, përfaqësuesi i ri i FMN-së Ruud Vermeulen duke falënderuar Ministrin Hoti për pritjen theksoi se do të jetë këtu për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, dhe se FMN-ja është e përkushtuar që Kosova të ketë zhvillim ekonomik, stabilitet financiar dhe në këtë drejtim do ta ketë edhe ndihmën e këtij institucioni.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori