LAJMI I FUNDIT:

FMN: Gripi A mund të ketë pasoja dramatike ekonomike

FMN: Gripi A mund të ketë pasoja dramatike ekonomike

Paraqitja e virusit të ri të gripit A H1N1 mund të shkaktojë pajosa dramatike ekonomike në vende të ndara, deklaroi ekonomisti kryesor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Oliver Blanshar.

Në fjalimin në Fondacionin Karnegi për paqe ndërkombëtare në Uashington, Blanshar deklaroi se është e dukshme se paraqitja e sëmundjes fillimisht do të rezultojë me uljen e vëllimit të udhëtimeve turistike.

Ai vlerësoi se është e sigurt se gripi do të shkaktojë pasoja ekonomike, por se tani për tani ende është herët të parashikohet me siguritet si dhe sa do të jetë ndikimi i sëmundjes ndaj ekonomisë globale, e cila ndodhet në recesion të thellë.

Banka Botërore paraprakisht vlerësoi se dëmet ndaj ekonomisë globale do të mund të arrinin mijëra miliardë dollarë, në rast se epidemia e gripit merr përmasa më të mëdha