LAJMI I FUNDIT:

FMN ende s’kanë kaluar rreziqet

FMN ende s’kanë kaluar rreziqet

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka nevojë urgjente për të përballuar problemet në vendet që përdorin euro . FMN ka paralajmëruar se stabiliteti global financiar nuk është siguruar ende dhe se rreziqet me të cilat përballet rigjallërimi ekonomik ende janë të larta, raporton BBC.

FMN parashikon megjithatë se vendet në zhvillim si Kina, India, Brazili dhe Rusia do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm këtë vit, megjithëse jo aq shumë sa gjatë 2010. Fondi sugjeron se ekonomia amerikane do të rritet më shumë nga çfarë pritej. Por organizata thotë se ka nevojë urgjente për të përballuar problemet financiare me qeveritë dhe bankat në vendet që përdorin euro.

FMN tha se rritja do të jetë nga 4.2 për qind në 4.4 për qind. rritja në SHBA është projektuar të jetë deri në 3 për qind, më sipër se 2.3 për qind botuar në tetor. Ndërsa FMN thotë se rritja në Britani do të jetë 2 për qind, duke mos patur ndonjë ndryshim nga parashikimi i mëhershëm. /Telegrafi/