LAJMI I FUNDIT:

FMN 2.5 miliardë euro kredi Greqisë

FMN 2.5 miliardë euro kredi Greqisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka miratuar Greqisë një kredi tjetër të menjëhershme në nivelin e 2.5 miliardë eurove.

Zëvendësdrejtori i FMN-së Murilo Portugal, tha në Uashington se Greqia e futur thellë në borxhe ka ndërmarrë korrektura impresionuese në financat e saj publike.

Ajo është në rrugë të mirë që të përmbushë kushtet e përcaktuara me programin shpëtimtar në maj të këtij viti. /Telegrafi/