LAJMI I FUNDIT:

Fluturimi më i gjatë me aeroplan: 16 orë nëpër 10 zona kohore (Foto)

Fluturimi më i gjatë me aeroplan: 16 orë nëpër 10 zona kohore (Foto)

Aeroplani që niset nga Doha e Katarit, do të arrijë pas 16 orëve në Aucland të Zelandës së Re, duke e kryer fluturimin më të gjatë ndonjëherë.

Fluturakja do të kalojë nëpër dhjetë zona kohore, për të transportuar udhëtarët afro 15 mijë kilometra më larg, pandërprerë – diçka që nuk është bërë më herët, transmeton Telegrafi.

Veçanti e kësaj eksperience është se nisja bëhet të dielën në orën 5:00 të mëngjesit, derisa arritja është në 7:00 të mëngjesit të së mërkurës.


Udhëtim me aeroplan për 16 orë – pandërprerë

Ky aeroplan kalon përmes Dubait dhe veriut të Omanit, para se të drejtohet nga oqeani për në pjesën jugore të Indisë dhe nga Sri Lanka. Pastaj do të kalojë nëpër Oqeanin Indian, derisa të arrijë në brigjet e pjesës perëndimore të Australisë ku është ende errësirë. Mirëpo, nuk do të zgjasë shumë dhe sapo të ketë arritur në Sidney, dielli do ketë lindur e për tri orët e ardhshme udhëtarët do të kenë dritë.

Enterieri në aeroplan ofron komoditet dhe stafi ofron shërbimin e duhur. Në këtë udhëtim të gjatë pasagjerët mund të shohin afro tetë filma. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori