LAJMI I FUNDIT:

Fluturime nga Gjermania e Zvicra nga e mërkura

Fluturime nga Gjermania e Zvicra nga e mërkura

Burime të “Zërit” deklarojnë se nga dita e mërkurë (21 prill), “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines” fillojnë linjat e rregullta ajrore nga Gjermania dhe Zvicra për në Kosovë dhe anasjelltas. Këto linja janë të rregullta sipas orarit që ka qenë para shpërndarjes së hirit vullkanik në qiellin evropian.

Eurokoha dhe Kosova Airlines janë partner të kompanisë gjermane Air Berlin.

Vendetanëtare të Bashkimit Evropian arritën marrëveshjen për të zvogëluar kufizimet në fluturime në hapësirën ajrore evropiane.

Eurokomisioneri për Transportin, Sim Kallas, në Bruksel deklaroi se ujdia do të hyjë në fuqi mëngjesin e së martës. Franca njoftoi se gradualisht do të hapë aeroportet dhe do të krijojë një korridor ajror në Paris për të lehtësuar krizën e transportit.


Edhe hapësira ajrore britanike do të fillojë të hapet nga mëngjesi i ditës së nesërme.