LAJMI I FUNDIT:

Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti shkëlqejnë në fitoren e Alanyasporit

Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti shkëlqejnë në fitoren e Alanyasporit

Dy reprezentuesit kosovar, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti, kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fitoren e fundit të Alanyasporit.

Alanyaspor shënoi fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Konyasporit, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Turqisë.

Ishte Florent Hadërgjonaj ai i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij, kur në minutat shtesë të pjesës së parë realizoi për 1-0 pas asistimit të Oguz Aydin.


Në këtë ndeshje vlen të theksohet edhe paraqitja e mirë e Fidan Alitit, i cili ishte i pakalueshëm dhe një ‘muri i gjallë’ për ekipin kundërshtar.

Për paraqitjen e tij fantastike, Florent Hadërgjonaj u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore, ku përveç golit edhe katër duele të fituara, katër topa të gjatë të saktë si dhe 64 pasime të kompletuara.

Aliti në anën tjetër mori notën 7.0, pati tri spastrime të topit nga zona, dy ndërhyrje në top, si dhe 65 pasime të kompletuara.

Me këtë fitore Alanyaspori ka ‘rrëmbyer’ pozitën e tetë në tabelë me 45 pikë të grumbulluara, ndërsa xhiron e ardhshme do të jetë nikoqir i Istanbulsporit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori