LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari mposht Prishtinën, KEK-u fiton ndaj Hysit

Flamurtari mposht Prishtinën, KEK-u fiton ndaj Hysit

Flamurtari e ka mposhtur Prishtinën në derbin e javës së gjashtë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll me rezultat prej 3-2.

KEK-u ka shënuar fitore minimale përballë Hysit, ndërkohë që Ferizaji dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 1-1.

Raiffeisen Superliga, java e gjashtë:

KEK-u – Hysi 1-0
Besa – Drenica 2-1
Flamurtari – Prishtina 3-2
Vëllaznimi – Liria 0-1
Ferizaj – Gjilani 1-1
Kosova – Trepça 1-0 (është ndërprerë pas pjesës së parë, për shkak të incidentit)