LAJMI I FUNDIT:

Fitore minimale e Gjilanit përballë Drenicës

Fitore minimale e Gjilanit përballë Drenicës

Gjilani ka marrë një fitore të vlefshme 1-0 përballë Drenicës.

Drenica në këtë takim erdhi pas tri disfatave radhazi dhe ishte në kërkim të pikëve.

Në anën tjetër gjilanasit kishin marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit.


Pjesa e parë i takoi vendasve të cilët patën edhe tri raste të mira shënimi brenda 45 minutave të parë.

Ansi Nika fillimisht dhe Brulind Pepa në dy raste nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë.

Mysafirët rrezikuan me Abazin dhe Dajakun por që nuk shënuan.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë ishte më e varfër sa i përket rasteve por që solli një gol.

Abazi i mysafirëve fillimisht rrezikoi në minutën e 59-të, por që goditja e tij shkoi jashtë.

Gjilani tentoi të shënonte me Fisnik Papuqin por që goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.

Në minutën e 84-të Gjilani gjeti golin e epërsisë me Vilfor Hysen i cili realizoi nga afërsia pas asistimit nga Pepa.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 24 pikë të tubuara, ndërsa Drenica mbetet në vendin e tetë me 18 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Gjilani do të udhëtoj drejt Suharekës për tu përballur me Ballkanin.

Ndërkohë Drenica do të luaj në shtëpi derbin rajonal me Trepçën ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Kalo në kategori