LAJMI I FUNDIT:

Fisichella i bashkohet Ferrarit

Fisichella i bashkohet Ferrarit

Ngasësi italian Giancarlo Fisichella ka marrë dritë të gjelbër nga skuadra e tij Force India për të garuar për Ferrarin për pjesën e mbetur të sezonit, me një efekt të menjëhershëm.

“Pas një diskutimi gjatë 24 orëve të kaluara, ekipi i Formula 1, Force India, është pajtuar ta lirojë ngasësin Giancarlo Fisichella nga kontrata e tij, për t’iu bashkuar skuadrës Ferrari Marlboro për pjesën e mbetur të sezonit 2009, duke filluar me një efekt të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e Force India.

Fisichella tash pritet të debutojë me Ferrari gjatë garës së ardhshme të Formula 1, atë për Çmimin e Madh të Italisë në qarkun e Monza më 13 shtator. Italiani do të zëvendësojë kështu Luca Badoer, dhe do të jetë shok i skuadrës me Kimi Raikkonen, pas mungesës së Felipe Massa, i cili pësoi aksident në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë.
s
Ferrari po ashtu ka zbuluar se Fisichella do të jetë ngasësi rezervë i skuadrës për vitin e ardhshëm.