LAJMI I FUNDIT:

Fino: Rama të mos kandidojë më për bashkinë e Tiranës

Fino: Rama të mos kandidojë më për bashkinë e Tiranës

Ish kryeministri socialist Bashkim Fino ka propozuar që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama të futet në parlament me dorëheqjen e deputetit të fundit fitues të listës së Partisë Socialiste në Tiranë.

"Të kandidojë në kryeqytet vetëm nëse gara bëhet shumë politike, por deri në 2013", tha Fino në një intervistë për "Ora News". Fino tha se Rama nuk duhet të kandidojë për bashkinë e Tiranës për një mandat të katërt, por duhet të shohë mundësinë e kalimit në parlament si deputet. /Telegrafi/