LAJMI I FUNDIT:

Financial Times: Hapet autostrada spektakolare e shqiptarëve

Financial Times: Hapet autostrada spektakolare e shqiptarëve

Për Kosovën, thotë e përditshmja britanike, kjo rrugë përbën një linjë jetike, në lidhje me tregtinë. Kjo autostradë do të shkurtojë largësinë mes Prishtinës dhe Tiranës në dy orë, në një kohë që do të eleminojë trafikun. Financial Times shkruan se ndërtimi i saj përbënte sfidën më të madhe në korridorin që lidh portin e Durrësit me pjesët e tjera të Ballkanit.

Projekti kolosal i qeverisë shqiptare, autostrada Durrës-Kukës ka zënë sërish faqet kryesore të mediave botorërore.

Në një shkrim të sajin, prestigjozja Financial Times shkuan, se sot hapet seksioni spektakolar prej 61 kilometrash i rrugës që kalon nëpër malet e Shqipërisë, duke krijuar kështu një lidhje strategjike mes shqiptarëve të të dyja vendeve.

Në hapjen e tunelit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi rrugën si “autostradën e shpresës, besimit dhe zhvillimit të shqiptarëve”. Shqipëria, shkruan Financial Times, shpreson se rruga po ashtu do të sjellë numër të madh turistësh.


Vetëm vitin e kaluar për periudhën janar- gusht 2008, Shqipëria u vizitua nga 2 milion e 700 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve vinin nga Kosova e Maqedonia. Seksioni i ri i autostradës, i financiuar nga qeveria shqiptare ndërtimin e një tuneli 5.6 km me dy hyrje dhe ura që së bashku arrijnë një gjatësi prej 4 kilometrash.

Për Kosovën vazhdimi i ndërtimit të rrugës vlerësohet se do të kushtojë rreth 650 milionë euro. Qeveria e Kosovës është shprehur se prioritet do të jetë ndërtimi i 15 kilometrave rrugë deri në Prizren.

Gazeta shkruan ndër të tjera se hapja e kësaj rruge për kryeministrin Berisha përbën një shans më tepër në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Kjo është një arritje e madhe për vendin, përfundon gazeta britanike.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori