LAJMI I FUNDIT:

Final Four i Ligës Unike në Pejë: Organizatorët premtojnë spektakël

Final Four i Ligës Unike në Pejë: Organizatorët premtojnë spektakël

Final Four i Ligës Unike do të organizohet në Pejë. Sot (e enjte) është nënshkruar marrëveshja zyrtare ndërmjet Anëtares së Bordit Drejtues të Ligës Unike, Elvira Dushku dhe Drejtorit Sportiv të KB Peja, Arbër Elshani.

Dushku ka premtuar se, do të bëjnë çmos që ky organizim të jetë madhështor.

“Pasi është organizuar me sukses Final 8 i Kupës së Kosovës në Pejë, tashmë presim që edhe Final 4 i Ligës Unike të jetë sa më madhështor dhe për këtë kemi marrë premtim nga klubi pejan”.


“Stafi i Ligës Unike do të angazhohet maksimalisht që gjithçka të shkojë sipas planit dhe adhuruesit e basketbollit të shohin spektakël në parket. Besoj se do të jetë angazhim për mrekulli”, ka thënë Dushku në konferencën për media, që u organizua në Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në anën tjetër, spektakël ka premtuar edhe Elshani.

“Ne vetëm do t’i rritim standardet që i kemi pasur në Final 8 Kupës së Kosovës. Kësaj radhe nuk kemi masa, andaj palestra do të jetë e stërmbushur me tifozë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet në vendosjen e skuadrave pjesëmarrëse dhe tifozëve”.

“Sa për informatë, një biletë për të gjithë ndeshjet do të kushtojë 10 euro, kurse vetëm për një ndeshje 5 euro. Tifozët mysafirët i kanë ulëset e rezervuara dhe nuk besoj se do të kemi probleme”.

“Besoj se do të jetë një organizim i jashtëzakonshëm, ashtu siç i ka hije Ligës Unike, një ligë që është shumë e rëndësishme, pasi bashkon klubet nga Kosova dhe Shqipëria”, është shprehur Elshani në konferencën për media.

Dushku në fund ka thënë se shpërblimi total për të gjitha skuadrat është 25 mijë euro, ndërsa më pas u zbulua edhe Logo e Ligës Unike.

Orari

E mërkurë

17:00 Golden Eagle Ylli-Teuta

20:30 Peja-Prizreni 16

E enjte

17:00 Ndeshja për vendin e tretë

20:30 Finalja

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori